Shërbimet tona të kujdesit për të sëmurët me kancer në fazë terminale dhe të moshuar me sëmundje kronike në banesë dhe në qendrën ambulatore, mbështeten në dëshirën e gjithkujt që mund të dhuroja nga koha & energjia e vet për të përmirësuar cilësinë e jetës për ata që kanë nevojë. Qofshin pak orë në javë, ato mjaftojnë për të bërë më shumë.
Na duhesh ti, i dashur vullnetar, sepse ke potencialin për të ndikuar thellësisht në organizatën dhe komunitetin ku ne punojmë. Përmes kontributit tuaj, ju mund të forconi kapacitetin dhe impaktin e organizatës tonë, për të përmirësuar cilësinë e jetës së përfituesve, duke rritur aksesin dhe cilësinë e shërbimeve të ofruara.
Ti, i dashur vullnetar, mund të ndihmosh në shumë mënyra. Bazuar në njohuritë, aftësitë dhe mundësitë që ke. Mund të ofrosh shërbime direkte për përfituesit e organizatës në shumë fusha si:
- Ndihma dhe lehtësimi i ekipit multidisiplinar për të ofruar shërbimin mjekësor, infermieristik, psiko-social në banesë & qendrën ambulatore
- Detyra administrative
- Ngritje fondesh
- Shumë të tjera