Pink Week

Mbështetje e vazhdueshme nga Bamboo Spa & Hammam për pacientet në fazën terminale. Në kuadër të muajit Tetor, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit Bamboo Spa & Hammam mbështet Shoqatën Ryder Albania duke zhvilluar një fushatë ngritje fondesh.

Pranë ambjenteve të biznesit është vendosur kuti donacionesh ku çdokush, që viziton dhe merr shërbim nga Bambo Spa & Hammam mund të kontribuojë për të ndihmuar gratë dhe vajzat me kancer gjiri për një jetë me dinjitet. Një shembull pozitiv nga komuniteti i biznesit persa i perket përgjegjësisë sociale.