Fakte dhe shifra

Gjatë vitit 2022 në Tiranë:

  • 455 pacientë me kancer kanë përfituar shërbim në shtëpi, përkatësisht: 194 femra dhe 261 meshkuj; 327 nga zonat urbane dhe 128 nga zonat rurale; 367 pacientë mbi 61 vjeç, 72 të grupmoshës 46-60 vjeç, 15 pacientë të grupmoshës 26-45 vjeç dhe 1 pacient të grupmoshës nën 25 vjeç.  
  • Diagnozat më të shpeshta gjatë këtij viti janë kanceri i mushkërive (74 raste) kanceri i stomakut (44 raste), kanceri i gjirit (43 raste), kanceri i veshkave dhe rrugëve urinare (24), sëmundje kronike (264 raste) dhe pjesa tjetër e pacientëve kanë diagnoza të tjera të ndryshme.
  • 125 nga 455 pacientë kanë pasur nevojë për trajtime të plagëve . Dhimbja si simptoma më e zakonshme e pacientëve terminalë rezulton si më poshtë: 92 pacientë kanë raportuar dhimbje të rënda; 168 raportuan dhimbje të forta; 180 pacientë kanë raportuar dhimbje të moderuar dhe vetëm 15 pacientë kanë qenë pa dhimbje, por me simptoma të tjera që duhen adresuar.
  • Nga janari deri në dhjetor mjekët kanë realizuar 2.288 vizita në shtëpi; ndërkohë infermierët kanë kryer 4.977 vizita në shtëpi. Janë zhvilluar 1.607 vizita në zonën rurale dhe 3.398 në zonën urbane. Ekipi ka kryer 6.772 telefonata me pacientë dhe të afërm, përfshirë edhe fundjavat.
  • Të dyja skuadrat në Tiranë dhe Durrës kanë bërë 208 vizita në shtëpi për pacientët që nuk janë të regjistruar, por për disa nevoja është kërkuar shërbim.
  • 315 pacientë janë mbështetur me pajisje komforti si karrige, dyshekë kundër dekubitit, etj.
  • 2.461 pacientë janë mbështetur me këshillim për regjimin e ushqyerjes dhe zorrës së trashë.