Shërbimi për pacientët terminal

SHRA ka një përvojë 30 vjeçare në fushën e kujdesit paliativ për pacientët që vuajnë nga sëmundje kërcënuese për jetën, të moshuar me sëmundje kronike etj. Shërbimi në shtëpi ofrohet falas nga dy ekipe multidisiplinare (Tiranë dhe Durrës) të përbërë nga mjekë, infermierë, punonjës socialë dhe kujdestarë. 

Shërbimi konsiston në vizitat në banesë, që synojnë kontrollin e simptomave të sëmundjes, përshkrimin e medikamenteve të rimbursuara, shërbime infermieristike, mbështetje psikosociale për pacientin dhe familjen, pajisjen me mjete dhe materiale mjekësore, shoqërimin dhe kujdesin e pacientit apo të të moshuarve, etj.

Shërbimi ofrohet çdo ditë nga e hëna në të premte nga ora 8.30 – 16.30 dhe frekuenca e vizitës në shtëpi për një pacient përcaktohet në varësi të nevojës, por jo më pak se një herë në javë.

Lista e dokumentave të nevojshëm për të përfituar shërbimin e kujdesit paliativ në banesë:

  • Rekomandim nga mjeku onkolog për kujdes paliativ
  • Rekomandim nga mjeku i familjes për kujdes paliativ
  • Karta e shëndetit të pacientit
  • Ekzaminime të fundit.