Art & Bamirësi – 2023

6 Korrik 2023 – Eventi “Art & Bamirësi” edicioni 2-të, shënoi një rrugëtim të bukur të krijimtarisë dhe solidaritetit, dhe për këtë, shoqata Ryder Albania dëshiron të shprehë mirënjohjen dhe vlerësimin ndaj të gjithë atyre që morën pjesë dhe ndihmuan në realizimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme.

Në një atmosferë të frymëzuar dhe miqësore, të pranishmit ndoqën rrugëtimin e tyre kreativ nëpërmjet pikturës në kanva dhe teknikave të artit të macramit. Ky event krijoi një platformë interaktive ku pjesëmarrësit u bashkuan për të krijuar vepra të mrekullueshme dhe për të ndihmuar ata në nevojë.

Kontributi i partnerëve të vyer të eventit në organizimin dhe realizimin e tij ka qenë i çmuar dhe ndihmoi në krijimin e një përvoje të mrekullueshme për të gjithë pjesëmarrësit. Fondet e mbledhura nga ky event do vijojnë të ndihmojnë Ryder Albania në misionin e vazhdueshëm për të ofruar kujdes paliativ falas për ata që vuajnë nga kanceri në faza të avancuara në zonat e Tiranës dhe Durrësit.

Nga shërbimi i Ryder Albania, çdo vit mbi 500 pacientë dhe familjarë të tyre përfitojnë kujdes të specializuar mjekësor, social dhe psiko-emocional, në shtëpi. Së bashku mund të bëjmë të mundur ndihmën ndaj atyre që luftojnë një sëmundje të pashërueshme.

Shuma totale e mbledhur: 20.000 Lekë

Eventi u mundësua nga: