PSE kemi nevojë për TY

Shërbimet tona të kujdesit për të sëmurët me kancer në fazë terminale dhe të moshuar me sëmundje kronike në banesë dhe në qendrën ambulatore, mbështeten në dëshirën e gjithkujt që mund të dhuroja nga koha & energjia e vet për të përmirësuar cilësinë e jetës për ata që kanë nevojë. Qofshin pak orë në javë, ato mjaftojnë për të bërë më shumë.

Na duhesh ti, i dashur vullnetar, sepse ke potencialin për të ndikuar thellësisht në organizatën dhe komunitetin ku ne punojmë. Përmes kontributit tuaj, ju mund të forconi kapacitetin dhe impaktin e organizatës tonë, për të përmirësuar cilësinë e jetës së përfituesve, duke rritur aksesin dhe cilësinë e shërbimeve të ofruara.

Ti, i dashur vullnetar, mund të ndihmosh në shumë mënyra. Bazuar në njohuritë, aftësitë dhe mundësitë që ke. Mund të ofrosh shërbime direkte për përfituesit e organizatës në shumë fusha si:

  • Ndihma dhe lehtësimi i ekipit multidisiplinar për të ofruar shërbimin mjekësor, infermieristik, psiko-social në banesë & qendrën ambulatore
  • Detyra administrative
  • Ngritje fondesh
  • Shumë të tjera