KUSH JEMI?

Historiku:

Shoqata Ryder Albania (SHRA), ka filluar aktivitetin e saj në vitin 1993 në Tiranë dhe në vitin 1996 në Durrës, si një shërbim falas i asistencës në shtëpi (mjekësore, psikologjike dhe social ekonomike) për të sëmurë me kancer në fazë terminale dhe të moshuar me sëmundje kronike, me mbështetjen e Sue Ryder Care në Britaninë e Madhe.

Në vitin 2000, SHRA në bashkëpunim me aktorë të tjerë të fushës themeluan Shoqatën Shqiptare të Kujdesit Paliativ, si një shoqatë ombrellë për të advokuar dhe lobuar për integrimin e kujdesit paliativ në sistemin publik të kujdesit shëndetësor dhe mbrojtur të drejtat e pacientëve terminalë dhe familjarëve të tyre. 

NĂ« vitet 2003 – 2008 SHRA, nĂ« partneritet me Sue Ryder UK, Sue Ryder IrlandĂ« dhe Fondacionin “ShoqĂ«ria e hapur pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«” themeluan Hospisin e parĂ« nĂ« vend, si njĂ« shĂ«rbim i specializuar me shtretĂ«r pĂ«r pacientĂ«t terminalĂ«.   

Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë (sot Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale) dhe organizata të tjera, që operojnë në fushën e kujdesit paliativ, SHRA ka kontribuar në hartimin e një sërë dokumentave të rëndësishëm për integrimin dhe zhvillimin e shërbimit paliativ në sistemin publik të kujdesit shëndetësor.

Disa nga arritjet kryesore janë: hartimi dhe miratimi i ligjit të kujdesit paliativ (2014) dhe aktet nënligjore, planet e veprimit të kujdesit paliativ, standardet e shërbimit, protokollet klinike, udhërrëfyesi për mënyrën e ofrimit të kujdesit, manuale trajnimit, botimi i disa teksteve në gjuhën shqipe për profesionistët dhe publikun e gjerë, etj.

NĂ« periudhĂ«n 2014 – 2016, SHRA nĂ« bashkĂ«punim me MinistrinĂ« e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe mbĂ«shtetjen e fondacionit “ShoqĂ«ria e hapur pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«” Ă«shtĂ« angazhuar dhe ka kontribuar nĂ« hapjen e njĂ«sive tĂ« kujdesit paliativ pranĂ« 9 spitaleve rajonale.

SHRA ka luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve të profesionistëve të shëndetit (mjekë, infermierë, punonjës socialë, psikologë) në fushën e kujdesit paliativ. Deri më sot janë trajnuar më shumë se 1.000 profesionistë, si në shërbimin parësor ashtu edhe në atë sekondar.

Nga viti 2018 dhe aktualisht me mbĂ«shtetjen e “Hospices of Hope” nĂ« BritaninĂ« e Madhe u bĂ« i mundur zhvillimi dhe forcimi i shĂ«rbimit ekzistues si dhe zgjerimi i shĂ«rbimit ambulator pĂ«r pacientĂ«t qĂ« vuajnĂ« nga sĂ«mundje kĂ«rcĂ«nuese pĂ«r jetĂ«n dhe tĂ« moshuar me sĂ«mundje kronike.

Për herë të parë, në vitin 2021, SHRA në partneritet me Bashkinë e Tiranës hodhën themelet e shërbimit në banesë për të moshuarit e vetmuar dhe në nevojë, shërbim i cili aktualisht po mbështetet nga fondet IPA të Komisionit Evropian.

Vizioni:

“Kujdesi qĂ« lehtĂ«son jetĂ«n.”

Misioni:

“Misioni ynĂ« Ă«shtĂ« tĂ« rrisim cilĂ«sinĂ« e jetĂ«s sĂ« pacientĂ«ve terminalĂ« me kancer dhe tĂ« tĂ« moshuarve me sĂ«mundje kronike, nĂ«pĂ«rmjet ofrimit tĂ« njĂ« kujdesi cilĂ«sor shĂ«ndetĂ«sor dhe psikosocial, nĂ« banesĂ« dhe nĂ« qendĂ«r, nga njĂ« staf i specializuar, i motivuar me vlera tĂ« larta profesionale dhe morale.”