Një fokus i rëndësishëm i aktivitetit të SHRA është lobimi dhe advokimi, për të siguruar prezantimin, njohjen, shtrirjen, përmirësimin e aksesit dhe cilësisë të shërbimit të kujdesit paliativ dhe kujdesit për moshën e tretë në nivel local, kombëtar dhe rajonal.
Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe organizata të tjera, që operojnë në fushën e kujdesit paliativ, SHRA ka kontribuar në hartimin e një sërë dokumenteve të rëndësishme për integrimin dhe zhvillimin e shërbimit paliativ në sistemin publik të kujdesit shëndetësor
Gjithashtu SHRA ,BELhospice Serbia, dhe Civic Alliance Montenegro kanĂ« krijuar njĂ« rrjet rajonal nĂ« vitin 2019 me qĂ«llim pĂ«r tĂ« punuar nĂ« zgjidhjen e sfidave tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta nĂ« kujdesin paliativ pĂ«rmes ndarjes sĂ« pĂ«rvojĂ«s, advokimit pĂ«r ndryshime nĂ« politika dhe rrjetĂ«zimit. Rrjeti ka ndĂ«rmarrĂ« njĂ« nismĂ« advokuese nĂ« nivel rajonal,pĂ«r tĂ« rritur kapacitetin e OJF-ve pĂ«r tĂ« luajtur njĂ« rol tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« zbatimin e kujdesit paliativ dhe mbrojtjen e tĂ« drejtave tĂ« pacientĂ«ve, si grup vulnerabĂ«l – pacientĂ«t me sĂ«mundje kĂ«rcĂ«nuese dhe familjet e tyre nĂ« Serbi, ShqipĂ«ri dhe Mal tĂ« Zi.
Shoqata Ryder Albania gjatë viteve të fundit ka ndërmarrë gjithashtu një fushatë advokimi së bashku me të moshuarit dhe shoqatat e pensionistëve, përballë qeverisjes vendore për të prioritetizuar shërbimin në banesë për të moshuarit në Bashkinë Tiranë.