Trajnim dhe edukim

Edukimi dhe trajnimi i profesionistëve është një nga shtyllat kryesore të organizatës. SHRA ka luajtur një rol të rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve të profesionistëve të shëndetit (mjekë, infermierë, punonjës socialë, psikologë) në fushën e kujdesit paliativ dhe kujdesit për moshën e tretë. Deri më sot janë trajnuar më shumë se 1300 profesionistë si në shërbimin parësor dhe në atë sekondar të kujdesit shëndetësor, si dhe të shërbimeve sociale në nivel lokal dhe qëndror.

Qëllimi i edukimit dhe trajnimit është rritja dhe përmirësimi i njohurive, shprehive dhe kompetencave të profesionistëve për kujdesin paliativ dhe kujdesin për moshën e tretë duke garantuar rritjen e cilësisë të jetës të pacientëve, të moshuarve dhe familjarëve të tyre.