Shërbimi për të moshuarit

Që nga viti 2021 SHRA ka filluar ofrimin e shërbimit në banesë, në Tiranë, për të moshuarit e vetmuar dhe në nevojë. Shërbimi ofrohet falas nga një ekip i përbërë nga mjekë, infermierë, punonjës socialë dhe kujdestare. 

Shërbimi synon përgatitjen e vakteve ushqimore, përkujdesjen e higjenës personale, mirëmbajtjen e higjenës shtëpiake, monitorimin e gjëndjes shëndetësore të të moshuarve, dhënien e mjekimeve, shërbime infermieristike, mbështetje psikosociale për pacientin dhe familjen, shërbime ndërmjetësimi me institucione të tjera për nevoja social-ekonomike, pajisjen me mjete dhe materiale mjekësore, aktivitete shoqërore dhe rikrijuese jashtë banesës, etj.

Shërbimi ofrohet çdo ditë nga e hëna në të premte nga ora 8.30 – 16.30. Frekuenca e vizitës në shtëpi për një të moshuar përcaktohet në varësi të nevojës.