Shërbimi ambulator në qendër

Shërbim ambulator në qendër do të hapet së shpejti.

Në fokus të këtij shërbimi do të jenë pacientët që vuajnë nga sëmundje kërcënuese për jetën dhe të moshuarit me sëmundje kronike. Shërbimi do të ofrohet nga mjekë, infermierë, fizioterapistë, punonjës socialë, psikologë dhe do të konsistojë në vlerësimin e parametrave si: matja e presionit arterial, matja e glicemisë, oksigjenit, injeksione të ndryshme, mjekim plage, terapi të ndryshme etj.

Ndër të tjera shërbimi ambulator do të fokusohet në edukimin dhe vetë-menaxhimin e pacientit. Pacientët dhe familjet e tyre shpesh kanë nevojë të informohen në lidhje me kushtet e tyre, opsionet e trajtimit dhe strategjitë për të manaxhuar simptomat ose efektet anësore në mënyrë efektive. 

Shërbimi ofrohet çdo ditë nga ora 8:30 – 16:30 nga e hëna në të premte.