Ofrimi i pakove ushqimore dhe higjienike për të moshuarit që jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe shëndetësore.

Në kuadër të projektit “Ofrimi i shërbimit të kujdesit në banesë për të moshuarit në Tiranë”, të zbatuar nga Shoqata Ryder Albania në partneritet me Bashkinë Tiranë dhe me mbështetjen e Bashkimit Europian, vijojmë me përkushtim për të ofruar pako ushqimore dhe higjienike për të moshuarit që jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe shëndetësore.

Çdo pako është një shenjë kujdesi, dinjiteti dhe solidariteti për të gjithë ata që kanë më shumë nevojë për mbështetje.

Ky projekt synon të përmirësojë cilësinë e jetës për të moshuarit përmes shërbimeve të drejtpërdrejta dhe gjithëpërfshirëse në komunitet.

#RyderAlbania #BashkiaTiranë #BashkimiEuropian #KujdesNëBanesë #MbështetjePërTëMoshuarit #Solidaritet #KujdesSocial #TiranaSociale