Shpërndarja e materialeve promovuese ka nisur!

Gjatë këtyre ditëve, ekipi ynë ka shpërndarë materiale informuese dhe promovuese nëpër qendrat shëndetësore, njësitë administrative dhe qendrat komunitare sociale, duke u ndalur edhe pranë vetë përfituesve tanë – të moshuarit që marrin mbështetje të vazhdueshme nga projekti.

Qëllimi ynë është të rrisim ndërgjegjësimin për të drejtat dhe shërbimet që ofrohen për kujdesin ndaj moshës të tretë, si dhe të forcojmë bashkëpunimin me profesioniste që ndihmojnë çdo ditë në terren.

Falenderojmë të gjithë aktorët lokalë për mikpritjen dhe bashkëpunimin e ngushtë.

Materialet tona janë tashmë më afër komunitetit – sepse çdo informacion i saktë është një hap drejt një kujdesi më të mirë dhe më njerëzor.