Dita Botërore e Kujdesit Paliativ dhe Hospice.

“Achieving the Promise: Universal Access to Palliative Care”
Në Ditën Botërore të Kujdesit Paliativ dhe Hospice, Ryder Albania iu bashkua komunitetit ndërkombëtar për të promovuar kujdesin me dinjitet, dashuri dhe respekt për çdo njeri.
Aktiviteti ynë me të moshuarit në Qendrën Multidisiplinare solli në qendër kujdesin paliativ dhe kujdesin afatgjatë duke diskutuar nevojat, sfidat dhe rëndësinë e mbështetjes fizike, emocionale dhe sociale për çdo person në moshë apo me sëmundje kronike.
Falënderim i veçantë për përfituesit që ndanë historitë e tyre sot.

Bashkohuni me ne për ta bërë kujdesin paliativ të qasshëm për të gjithë.