“Shërbime Okulistike Falas për Të Moshuarit në Nevojë: Bashkëpunimi mes Shoqatës Ryder dhe Optikës Luani”

Në kuadër të një aktiviteti të organizuar nga Shoqata Ryder Albania në bashkëpunim me Optiken Luani për të mbështetur të moshuarit në nevojë, u ofruan vizita okulistike dhe diagnoza falas.

Ky shërbim u ofrua me qëllim përmirësimin e shëndetit te syve dhe për parandalimin e problemeve të mundshme që mund të ndikojnë në cilësinë e jetës së të moshuarve.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të këshilloheshin nga profesionistë të fushës dhe të merrnin trajtime dhe rekomandime për përmirësimin e shëndetit te syve.

Ky aktivitet dëshmoi rëndësinë e angazhimit të komunitetit të biznesit për të siguruar një mbështetje të vazhdueshme për ata që kanë më shumë nevojë.