Na ndihmoni të bëjmë ndryshimin!
Shoqata Ryder Albania mbështet njerëzit në momentet më të vështira të jetës së tyre, duke i ofruar dhembshurinë dhe përkujdesjen,që i nevojitet për t’i ndihmuar të jetojnë një jetë me dinjitet. Kontributi juaj do të bëjë të mundur që pacientët dhe të moshuarit të ndihen të qetë dhe të sigurt se komuniteti dhe një ekip i specializuar po kujdeset për ta!
Si mund të ndihmoni?
- FINANCIARISHT: Ju mund të ofroni ndihmën dhe kontributin tuaj monetar pranë zyrave të Shoqatës Ryder Albania në Tiranë dhe Durrës ose në numrat tanë të llogarisë. Detajet bankare i gjeni si më poshtë:
- Emri i Bankës: Intesa Sanpaolo Bank
- SWIFT: USALALTR
- Llogaria në LEKË (IBAN): AL61 208 111 0100 000 304 639 31805
- Llogaria në EURO (IBAN): AL72 208 111 0100 000 304 639 31801
- Llogaria në USD (IBAN): AL18 208 111 0100 000 304 639 31803
- ME MEDIKAMENTE: Ju mund të na mbështesni me sigurimin e medikamenteve të nevojshme për kontrollin e dhimbjes dhe shenjave të tjera, si pasojë e sëmundjes kërcënuese për jetën.
- ME MATERIALE: Ju mund të na mbështesni me sigurimin e mjeteve dhe materialeve të domosdoshme për pacientët dhe të moshuarit, si aparate oksigjeni, dyshekë antidekubitus, karrige me rrota, mbështetëse etj.
- ME USHQIME: Ju mund të na mbështesni me sigurimin e artikujve ushqimorë dhe materialeve higjenikë për pacientët, të moshuarit dhe familjet që janë në vështirësi ekonomike.
- ME KARBURANT: Ju mund të na mbështesni me sigurimin e karburantit për transportin e stafit, për të kryer vizitat në shtëpitë e pacientëve dhe shtëpitë e të moshuarve.
Jeni të lutur dhe të mirëpritur për ide dhe propozime të tjera se si mund të na ndihmoni!