Ryder Albania Falënderon Partnerët dhe Vullnetarët për Kontributin e tyre

Gjatë këtij sezoni festash, ne dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt për të gjithë partnerët tanë, mbështetësit, anëtarët e ekipit, vullnetarët dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në suksesin tonë. Ne jemi vërtet mirënjohës për bashkëpunimin, punën e palodhur, mbeshtetjen dhe përkushtimin tuaj. Ju urojmë të gjithëve një vit të mbarë, të mbushur me lumturi, paqe dhe prosperitet. …

Dhurata, Argëtim dhe Kujdes: Një Ditë Festive për Të Moshuarit

Me shumë dashuri dhe përkushtim, organizuam një aktivitet të veçantë për 40 të moshuar në nevojë. Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, të ftuarit tanë patën mundësinë të shijojnë një drekë të shijshme, të argëtohen me muzikë të zgjedhur dhe të marrin pjesë në lojëra zbavitëse. Ky aktivitet u zhvillua me rastin e festave të fundvitit, duke sjellë gëzim …

Shkëmbim përvojash për Kujdesin Paliativ dhe Kujdesin për Të Moshuarit mes Ukrainës dhe Shqipërisë

Ryder Albania mirëpriti një grup ekspertësh nga Ukraina në një vizitë studimore, duke u fokusuar në shkëmbimin e përvojave mbi shërbimet e kujdesit në banesë të kujdesit paliativ dhe shërbimet e kujdesit në banesë për moshën e tretë. Gjatë takimit u diskutuan çështje të rëndësishme si ;Kujdesi i integruar mjekësor dhe social;Kujdesi paliativ dhe mbështetja psiko-sociale për pacientët terminalë dhe …

Një iniciativë plot kreativitet

Me një iniciativë plot kreativitet dhe zemër të madhe, nxënësit e gjimnazit “Andon Zako Cajupi” – Tiranë krijuan kartolina urimi. Puna e tyre e palodhur u shpërblye, kur këto krijime të veçanta u shitën për një qëllim fisnik. Me të ardhurat e mbledhura, ata përgatitën dhurata për të moshuarit në nevojë, duke u sjellë atyre gëzim dhe ngrohtësi gjatë festave …

“Shërbime Okulistike Falas për Të Moshuarit në Nevojë: Bashkëpunimi mes Shoqatës Ryder dhe Optikës Luani”

Në kuadër të një aktiviteti të organizuar nga Shoqata Ryder Albania në bashkëpunim me Optiken Luani për të mbështetur të moshuarit në nevojë, u ofruan vizita okulistike dhe diagnoza falas. Ky shërbim u ofrua me qëllim përmirësimin e shëndetit te syve dhe për parandalimin e problemeve të mundshme që mund të ndikojnë në cilësinë e jetës së të moshuarve. Pjesëmarrësit …

Bashkë me Food Bank Albania !

Një bashkëpunim i konsoliduar dhe shumë i frytshëm për komunitetin, për të cilin punojmë dhe ofrojmë shërbim cdo ditë! Food Bank Albania në mënyrë të vazhdueshme ka qenë perkrah Ryder Albania për të lehtësuar situatën ekonomike të pacientëve terminale dhe të moshuarve ne nevojë!

Thirrje për pozicionin vakant për fizioterapist

Shoqata Ryder Albania dhe Rrjeti Hospices of Hope mbështetur financiarisht nga Medicor ka nisur zbatimin e Projektit “Rritja e aksesit në shërbimet e kujdesit paliativ në Shqipëri duke hapur klinikën e parë ambulatore paliative në Tiranë” ​Objektivi kryesor i këtij projekti është të përmirësojë jetën e pacientëve me kancer, të moshuarve që luftojnë me sëmundje kronike dhe pacientëve me diabet …

Pink Week

Mbështetje e vazhdueshme nga Bamboo Spa & Hammam për pacientet në fazën terminale. Në kuadër të muajit Tetor, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit Bamboo Spa & Hammam mbështet Shoqatën Ryder Albania duke zhvilluar një fushatë ngritje fondesh. Pranë ambjenteve të biznesit është vendosur kuti donacionesh ku çdokush, që viziton dhe merr shërbim nga Bambo Spa & Hammam mund të kontribuojë …

YOGA në Natyrë

6 Maj 2023 – Në një përpjekje të përbashkët për të ndihmuar ata që vuajnë nga kanceri dhe sëmundjet e pashërueshme në faza të avancuara, shoqata Ryder Albania organizoi eventin “Yoga në Natyrë”. Ky event ishte një kombinim i përkryer i shëndetit fizik dhe psikologjik për të përkrahur dhe inkurajuar ata në nevojë. Një kontribut i jashtëzakonshëm për organizimin e aktivitetit …