I gjendemi më pranë çdo nevoje për ndihmë, falë PARTNERËVE TANË.
Category: Uncategorized
Bashkë me Food Bank Albania !
Një bashkëpunim i konsoliduar dhe shumë i frytshëm për komunitetin, për të cilin punojmë dhe ofrojmë shërbim cdo ditë! Food Bank Albania në mënyrë të vazhdueshme ka qenë perkrah Ryder Albania për të lehtësuar situatën ekonomike të pacientëve terminale dhe të moshuarve ne nevojë!
Thirrje për pozicionin vakant për fizioterapist
Shoqata Ryder Albania dhe Rrjeti Hospices of Hope mbështetur financiarisht nga Medicor ka nisur zbatimin e Projektit “Rritja e aksesit në shërbimet e kujdesit paliativ në Shqipëri duke hapur klinikën e parë ambulatore paliative në Tiranë” Objektivi kryesor i këtij projekti është të përmirësojë jetën e pacientëve me kancer, të moshuarve që luftojnë me sëmundje kronike dhe pacientëve me diabet …
Aktivitet1
Pink Week
Mbështetje e vazhdueshme nga Bamboo Spa & Hammam për pacientet në fazën terminale. Në kuadër të muajit Tetor, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit Bamboo Spa & Hammam mbështet Shoqatën Ryder Albania duke zhvilluar një fushatë ngritje fondesh. Pranë ambjenteve të biznesit është vendosur kuti donacionesh ku çdokush, që viziton dhe merr shërbim nga Bambo Spa & Hammam mund të kontribuojë …
YOGA në Natyrë
6 Maj 2023 – Në një përpjekje të përbashkët për të ndihmuar ata që vuajnë nga kanceri dhe sëmundjet e pashërueshme në faza të avancuara, shoqata Ryder Albania organizoi eventin “Yoga në Natyrë”. Ky event ishte një kombinim i përkryer i shëndetit fizik dhe psikologjik për të përkrahur dhe inkurajuar ata në nevojë. Një kontribut i jashtëzakonshëm për organizimin e aktivitetit …
Art & Bamirësi – 2023
6 Korrik 2023 – Eventi “Art & Bamirësi” edicioni 2-të, shënoi një rrugëtim të bukur të krijimtarisë dhe solidaritetit, dhe për këtë, shoqata Ryder Albania dëshiron të shprehë mirënjohjen dhe vlerësimin ndaj të gjithë atyre që morën pjesë dhe ndihmuan në realizimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme. Në një atmosferë të frymëzuar dhe miqësore, të pranishmit ndoqën rrugëtimin e tyre kreativ …
Dhuroni Ngrohtësi për Të Moshuarit në Festat e Fundvitit
Festat po afrojnë, e ngrohtësia e tyre duhet të na përfshijë të gjithëve! Ryder Albania është një dritare kujdesi për të gjithë të moshuarit, ndaj edhe në këtë periudhë festash. Ju ftojmë të na bashkoheni duke dhuruar për të moshuarit në nevojë, ushqim, veshmbathje apo ndihma të tjera të vogla, që për ata kanë vlerë të madhe! Na kontaktoni në …
Art & Bamirësi – 2022
22 Dhjetor 2022 – Në një atmosferë festive dhe kreative, Shoqata Ryder Albania organizoi eventin e fundvitit “Art, Verë, Socializim dhe Bamirësi”. Ky event i mbajtur pranë Akademisë AZK, është një shembull i bashkëpunimit dhe përpjekjeve për të ndihmuar ata që vuajnë nga kanceri në faza të avancuara. Ai përfshiu një varg aktivitetesh të shumëllojshme, të cilat krijuan një atmosferë të …
Kush jemi?
Historiku: Shoqata Ryder Albania (SHRA), ka filluar aktivitetin e saj në vitin 1993 në Tiranë dhe në vitin 1996 në Durrës, si një shërbim falas i asistencës në shtëpi (mjekësore, psikologjike dhe social ekonomike) për të sëmurë me kancer në fazë terminale dhe të moshuar me sëmundje kronike, me mbështetjen e Sue Ryder Care në Britaninë e Madhe. Në vitin …