Leviz Albania 2023

Ndihemi të privilegjuar,që jemi përzgjedhur për të ndarë histori frymëzuese nga përfitues të shërbimit, në këtë aktivitet të organizuar nga Leviz Albania. Shprehim mirënjohje dhe falenderojmë Leviz Albania për vlerësimin dhe mbështetjen e vazhdueshme për Ryder Albania. Ju përgëzojmë për rrugëtimin dhe kontributin tuaj për demokracinë vendore dhe gjithashtu ju urojmë suksese të mëtejshme!

Kujdesi Paliativ në Shtëpi: Mbështetje për Pacientët dhe Familjet

Kujdesi paliativ në shtëpi për pacientët me kancer në fazën e avancuar dhe të moshuarit me sëmundje kronike. Gjithmonë pranë ju! Në kohë të vështira si kjo, ne besojmë në fuqinë e dashurisë, kujdesit dhe dinjitetit për çdo individ. Ryder Albania është përkushtuar për të ofruar kujdes të plotë, duke u fokusuar në kontrollin e dhimbjes, lehtësimin e simptomave, mbështetjen …

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit ndaj Abuzimit të të Moshuarve

Për një moshim të shëndetshëm dhe nje jetë me dinjitet ! Ryder Albania në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit ndaj Abuzimit të të Moshuarve, vjen me një mesazh : ‘’Ne duhet ti kushtojmë kohë, përkujdesje, mbështetje, ngrohtësi, të dashurve tanë të moshuar!Duhet të komunikojmë sa më shpesh, ti degjojmë shqetësimet e tyre, të ngremë moralin dhe humorin dhe padiskutim tiu shprehim …

Vizita e Z. Denis Keefe në Ryder Albania

Sot, kishim kënaqësinë të mirëprisnim për vizitë, në ambientet tona, anëtarin e Bordit të Hospices of Hope UK, Z.Denis Keefe, i cili u takua me drejtuesin dhe ekipin e Ryder Albania Tiranë, për t’u njohur më nga afër me punën tonë. Gjatë takimit u diskutuan arritjet,vështirësitë, sfidat, iniciativat dhe angazhimet për të ardhmen. Ju falenderojmë për kohën dhe vëmendjen e …

Lëviz për të moshuarit

Lëviz për të moshuarit një iniciativë e Shoqata Ryder Albania me mbështetje të Leviz Albania u vlerësua si një nga “Praktikat e Mira” në Konkursin e Ideve të Zbatuara të realizuar nga Leviz Albania, për arritjet përgjatë zbatimit të nismës dhe impaktin tek të moshuarit dhe komuniteti. Kjo nismë na mësoi se advokimi së bashku me të moshuarit për të …

Ryder Albania dhe Bashkia Tiranë: Partneritet për Kujdesin e Të Moshuarve”

Ditën e premte, në datë 28 Prill 2023, u zhvillua takimi informues rreth projektit me temë “Ofrimi i shërbimit të kujdesit në shtëpi për të moshuarit në Bashkinë Tiranë”. Ky projekt zbatohet nga Bashkia Tiranë dhe Ryder Albania me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian. Pjesëmarrësit në këtë takim ishin përfaqësues të Bashkisë Tiranë, Ryder Albania, Njësive Administrative, Qendrave Komunitare, dhe …

Një Çmim i Rëndësishëm për Përkushtimin në Kujdesin Paliativ në Shqipëri.

Jemi të nderuar që jemi shpërblyer nga Shoqata Ndërkombëtare për Hospis dhe Kujdes Paliativ për angazhimin tonë në kujdesin paliativ në Shqipëri. Ky çmim është shumë domethënës për ne sepse për 30 vjet kemi punuar me përkushtim për të zhvilluar dhe ofruar kujdes paliativ për të përmirësuar cilësinë e jetës së pacientëve me sëmundje të rënda dhe familjeve të tyre. …

Vullnetarizmi në Shërbim të Pacientëve: Roli i Rëndësishëm i Vullnetarëve të Rinj në Kujdesin Paliativ

I urojmë mirëseardhje vullnetarëve të rinj, të cilët i janë bashkuar rishtazi ekipit tonë. Vullnetarët do të luajnë role të ndryshme brenda organizatës tonë si në ceshtjet administrative, aktivitete për ngitjen e fondeve si dhe në shërbimin direkt, ku ndihmojnë profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe psikosocial, që të sigurojnë maksimumin e kualitetit të jetës për pacientin terminal dhe familjen e …

Shoqata Ryder Albania Vazhdon Trajnimin për Infermierët mbi Kujdesin Shëndetësor në Banesë

Shoqata Ryder Albania po vazhdon trajnimin e 150 infermierëve nga Qendrat Shëndetësore të përzgjedhura të Tiranës dhe Durrësit mbi “Procedurat standarde infermierore të kujdesit shëndetësor në banesë”. Disa nga temat që po trajtohen: a)Kujdes klinik infermieror, përfshirë vlerësimin e nevojave të pacientit dhe problemeve bazuar në situatat shëndetësore dhe përgatitjen e planeve të dhënies së kujdesit, b) Kujdesi infermieror për …

Shoqata Ryder Albania Nisi Trajnimin për Forcimin e Kapaciteteve të Kujdesit Shëndetësor në Banesë

Shoqata Ryder Albania ka filluar të ofrojë Trajnimin: “Procedurat standarde infermierore të kujdesit shëndetësor në banesë”. Ky trajnim mbështetet nga Health for All Project – HAP. Qëllimi i trajnimit është forcimi i kapaciteteve profesionale të stafit të kujdesit në banesë (infermierëve) dhe të specialistëve të NJVKSh-së, duke synuar 4 (katër) qendra shëndetësore në rajonin e Tiranës dhe 4 (katër) qendra …