Më shumë se 70 pjesëmarrës ndoqën nga afër koncertin muzikor “Askush të mos mbetet pas” një zë brilant si Kamela Islamaj, muzikën e mrekullueshme të Keli Band dhe prezantimin dinjitoz nga Eneda Tarifa. Ne jemi të lumtur t’ju informojmë se si rezultat i realizimit të këtij koncerti, kemi arritur të mbledhim 2500 euro, të ardhura të cilat do të shkojnë …
Kategori: Post Formats
Sot Mund Të Bësh Diferencën: Ndihmo Të Moshuarit
Gjestet e vogla me dashuri të madhe! Bujaria e “Food Bank” është një krah tek i cili mbështetemi shumë herë gjatë vitit për t’ju gjendur pranë komunitetit tonë të dashur të gjyshërve. Sot kemi ndihmuar disa familje, por me ndihmën tuaj mund të ndihmojmë edhe me shumë, ndaj nëse momenti për të bërë një vepër të mirë ishte dje, momenti …
30 Vjet Dedikim: Rritja e Kapaciteteve në Kujdesin Paliativ
30 vjet histori ! Në këto 30 vite Shoqata Ryder Albania ka luajtur një rol të rëndësishme në ngritjen e kapaciteteve të profesionistëve të shëndetit ( mjekë, infermierë, punonjës social, psikolog ) në fushën e kujdesit paliativ dhe kujdesit për moshën e tretë. Deri më sot janë trajnuar rreth 1300 profesionistë si në shërbimin parësor dhe në atë sekondar të …
Një Moment Historik: 30 Vjet Dedikim dhe Përkushtim
Sot, ne ndihemi krenarë dhe mirënjohës për të festuar 30 vjetorin e Shoqatës Ryder Albania. Gjatë tre dekadave të fundit, ne jemi përkushtuar dhe angazhuar për të përmirësuar cilësinë e jetës të personave vulnerabël, përfshirë pacientët kronikë, paciëntët me sëmundje kërcënuese për jetën dhe të moshuarit në nevojë dhe kemi pasur një ndikim të rëndësishëm në fushën e shërbimeve të …
Trajnimi i Mjekëve dhe Infermierëve për Kujdesin ndaj Të Moshuarve në Shkodër.
Shoqata Ryder Albania vazhdon trajnimet e mjekëve dhe infermiereve të familjes në Shkodër për ofrimin e kujdesit mjekësor për të moshuarit. Disa nga temat kryesore që po trajtohen janë : osteoporoza, rrëzimet, demenca, depresioni ,inkontinenca urinare, probleme të ushqyerjes dhe peshës, përshkrimi racional i barnave. Pjesëmarrësit gjithashtu janë duke u njohur me instrumenta vlerësimi të pacientëve të moshuar dhe mënyrat …
Fuqizimi i Profesionistëve: Trajnimi mbi Kujdesin për Të Moshuarit
Profesionistët e kujdesit shëndetësor parësor në Elbasan dhe Tiranë u njohën me Manualin e “Kujdesit mjekësor për të moshuarit në kujdesin shëndetësor parësor”. Gjatë trajnimit pjesëmarrësit përfituan njohuri teorike dhe i zbatuan në praktikë nëpërmjet rasteve klinike. Fuqizimi i profesionistëve me njohuri,shprehi dhe aftësi është çelsi i cilësisë të shërbimeve të ofruara. Trajnimet janë të aktedituara nga ASCK dhe po …
Mbrojtja e Të Moshuarve: Një Diskutim mbi Nevojat e Tyre
Të moshuarit janë rrënjët tona, e si të tilla duhen mbrojtur e mbështetur! Në këtë panel diskutimi u diskutua shërbimi ndaj të moshuarve, kërkesat dhe nevojat e tyre. Shoqata Ryder Albania si një aktor i rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve për moshën e tretë u përfaqësua nga punonjesja sociale,znj. Marjeta Rroshi. Ajo dha një informacion të gjerë lidhur me shërbimin …
Maratona e Tiranës 2023
Maratona e Tiranës 2023! Gara më e madhe sportive në Shqipëri, në edicionin e 7-të në Tiranë, me mbi 4000 vrapues nga më shumë se 40 vende të botës! Faleminderit Sonila Kodra që në këtë garë vrapove në emër të Ryder Albania duke mbështetur pacientët me sëmundje kërcënuese për jetën për një jetë me cilësi dhe dinjitet !
Trajnimi i Mjekëve dhe Infermierëve për Kujdesin ndaj Të Moshuarve në Korçë
Vijojnë trajnimet e mjekëve dhe infermiereve të familjes për ofrimin e kujdesit mjekësor për të moshuarit në Korçë. Fuqizimi i profesionistëve me njohuri,shprehi dhe aftësi është çelsi i cilësisë të shërbimeve të ofruara. Trajnimet janë të aktedituara nga ASCK dhe po ofrohen nga Shoqata Ryder Albania me mbështetjen e Health for All Project – HAP. https://www.facebook.com/reel/342526508155769
Një Moshim me Dinjitet: Shërbimi për Të Moshuarit në Shtëpi
Ashtu si nëna Drita, një prej të moshuarve e cila përfiton ndihmë e përkujdesje falë bashkëpunimit të Bashkia Tiranë me Shoqata Ryder Albania, janë plot 850 të moshuar të cilët do të jenë përfitues të shërbimit multidisiplinar në shtëpi! Një moshim me dinjitet, ashtu siç e meritojnë! Ky projekt mbështetet nga European Union in Albania. Për më shumë ju ftojmë …