Një mbasdite e këndshme me të moshuarit!

Një mbasdite e këndshme me të moshuarit,për të shijuar filmin 2gishtmjalt pranë Kinema Millennium ! Sa bukur është të dhurosh momente kënaqësie për një brez, që i ka dhëne shumë kontribute shoqërisë. Tani është koha t’ju kthejmë mbrapsht përkushtimin dhe përkujdesjen, që ju meritoni ! Faleminderit Kinema Millennium që mundesuat këtë moment gëzimi ! Bashkë, jemi më të fortë!

Shërbimi i kujdesit në banesë për të moshuarit në Tiranë.

Buzëqeshja juaj, motivimi ynë. Sa bukur është të ndiesh gëzimin në sytë e tyre, sa bukur është të marrësh urime çdo ditë kur i takon. Ndihemi të privilegjuar që jemi në shërbimin e të moshuarve. Gjithmonë e më shumë duhet të sjellim në vëmendje të moshuarit dhe t’u tregojmë dashurinë dhe përkujdesjen tonë. Ky aktivitet u realizua në kuadër të …

Bashkë me Conad Albania!

Bashkë me Conad Albania për të përmbushur nevojat e familjeve në nevojë. Misioni vazhdon. Ky është një model pozitiv nga komuniteti i biznesit që meriton duartrokitje. Faleminderit Conad Albania për ndjeshmërinë dhe gatishmërinë tuaj. Kontributi juaj është tejet i vlefshëm në përmbushjen e misionit tonë për të garantuar një cilësi më të mirë të jetës për pacientët terminalë, të moshuarit …

Mbështesim të moshuarit në nevojë.

Çdo ditë dëgjojmë, kuptojmë, vlerësojmë dhe prioritizojmë nevojat dhe kërkesat e përfituesve. Në këtë rrugëtim nuk jemi vetëm. Një bashkëpunim i frytshëm dhe i vazhdueshëm me Kryqin e Kuq Tiranë na ndihmon të mbështesim të moshuarit në nevojë dhe pacientët me kancer në faza të avancuara. Bashkë, sjellim buzëqeshje, shpresë, ngrohtësi dhe përkujdesje për çdo familje. Bashkë jemi më të …

“Të moshuarit, shpirti i festës.”

Ishte vërtet emocionuese të shihje buzëqeshjet dhe gëzimin në sytë e tyre. Lojërat, dhuratat, kërcimi dhe muzika krijuan një atmosferë kënaqësie, duke lënë kujtime të bukura për të gjithë. Jemi të lumtur që në këtë sezon festash, bashkë me mbështetësit tanë, mundëm të krijojmë një përvojë të këndshme për miqtë tanë të moshuar, si dhe t’u tregojmë dashurinë, vlerësimin dhe …

“Mirënjohje për Partnerët Tanë”

Gjatë këtij sezoni festash, ne dëshirojmë të gjejmë një moment për të shprehur mirënjohjen tonë të përzemërt për të gjithë partnerët tanë, mbështetësit, anëtarët e ekipit, vullnetarët dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në suksesin tonë. Mbështetja dhe përkushtimi juaj i palëkundur kanë qenë të dobishëm për të na ndihmuar të arrijmë qëllimet tona. Ne jemi vërtet mirënjohës për …

Mirënjohje për Kryqin e Kuq Shqiptar.

Shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt për Kryqin e Kuq Shqiptar për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme në dërgimin e pakove ushqimore për pacientët terminalë dhe të moshuarit në komunitetin tonë që janë në nevojë. Ne gjithashtu dëshirojmë të shprehim vlerësimin tonë për të gjithë vullnetarët dhe anëtarët e stafit të cilët kanë punuar pa u lodhur për të koordinuar dhe …

Rrjeti Rajonal për Kujdesin Paliativ: Bashkëpunim dhe Advokim

Një fokus i rëndësishëm i aktivitetit të Ryder Albania në këto 30 vjet është lobimi dhe advokimi, për të siguruar prezantimin, njohjen, shtrirjen, përmirësimin e aksesit dhe cilësisë të shërbimit të kujdesit paliativ dhe kujdesit për moshën e tretë në nivel lokal, kombëtar dhe rajonal Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe organizata të tjera, që operojnë …

Mirënjohje për çdo anëtar të ekipit të Ryder Albania.

Secili anëtar i ekipit ka luajtur një rol jetik në formësimin e rrugëtimit të organizatës sonë dhe në krijimin e një ndikimi pozitiv në jetën e përfituesve.Që nga dita e parë, ekipi ynë ka treguar pasion, përkushtim të palëkundur ndaj misionit tonë të përbashkët. Së bashku, ne kemi kapërcyer sfidat, kemi festuar arritjet ! Ne duam të shfrytëzojmë këtë moment …

Askush të mos mbetet pas

Më shumë se 70 pjesëmarrës ndoqën nga afër koncertin muzikor “Askush të mos mbetet pas” një zë brilant si Kamela Islamaj, muzikën e mrekullueshme të Keli Band dhe prezantimin dinjitoz nga Eneda Tarifa. Ne jemi të lumtur t’ju informojmë se si rezultat i realizimit të këtij koncerti, kemi arritur të mbledhim 2500 euro, të ardhura të cilat do të shkojnë …