“Një Paradite e Këndshme në Kinema për Të Moshuarit”

Të moshuar përfitues të shërbimeve pranë shoqatës Ryder Albania morën pjesë në një aktivitet social të veçantë, ku shijuan filmin “Njerëz dhe Fate 2”, një mundësi për t’u relaksuar dhe për t’u socializuar me të tjerët. Ky aktivitet u organizua me qëllimin e krijimit të lidhjeve të reja dhe mbështetjes së aktiviteteve kulturore për personat e moshuar. Gjatë kësaj kohe, …

“Tetori Rozë”

“Gratë nuk lindin të forta, ato bëhen nga stuhitë përmes të cilave kalojnë.“ Fushata ndërkombëtare “Tetori Rozë” është një nismë ndërgjegjësimi dhe solidariteti për të gjitha gratë, veçanërisht për ato që përballen me sfidën e madhe të luftës ndaj kancerit të gjirit. Shoqata Ryder Albania iu bashkua shkollës 9-vjeçare “E re” në qytetin e Durrësit për ta jetuar Tetorin si …

“Diagnoza e hershme shpëton jetë.”

“Diagnoza e hershme shpëton jetë.”Ky ishte motivi i takimit të sotëm të ndërgjegjësimit, të organizuar nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Durrës në bashkëpunim me përfaqësues nga Qendra Komunitare Multifunksionale Rrashbull dhe Shoqatën Ryder Albania, në kuadër të Tetorit Rozë (muaji botëror i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit).Ky takim u zhvillua me gra dhe vajza nga komuniteti përreth.Ata u informuan …

Dita Botërore e Kujdesit Palliativ dhe Hospice.

Çdo vit, më 12 tetor, festojmë Ditën Botërore të Kujdesit Palliativ dhe Hospice dhe këtë vit shënohet 10 vjetori i rezolutës së Asamblesë Botërore të Shëndetësisë për kujdesin palliativ, që kërkon forcimin e këtij kujdesi në sistemet shëndetësore. Tema për këtë vit është “Dhjetë Vjet nga Rezoluta: Si po ecim?”, duke theksuar nevojën për të adresuar mungesat në shërbimet e …

Workshop:”Situata e kujdesit paliativ në vend, sfidat e pacientëve në nevojë dhe rëndësia e përdorimit të opiateve për qetësimin e dhimbjeve fizike”.

Përfaqësues të Shoqatës Ryder Albania morën pjesë në Workshop-in ndërkombëtar: “Situata e kujdesit paliativ në vend, sfidat e pacientëve në nevojë dhe rëndësia e përdorimit të opiateve për qetësimin e dhimbjeve fizike”, ku u diskutuan çështje kyçe lidhur me kujdesin paliativ. Një analizë e thellë mbi sfidat aktuale që përballen pacientët dhe profesionistët e shëndetësisë në këtë fushë u prezantua …

Rëndësia e kujdesit për të moshuarit.

Përfaqësuese të organizatës tonë, patën mundësinë të marrin pjesë në një intervistë ku folën për rëndësinë e kujdesit për të moshuarit. Gjatë bisedës, ato ndanë informacion mbi shërbimet që ofrojmë për këtë grup të çmuar, duke theksuar nevojën për mbështetje dhe kujdes cilësor. Ne besojmë se çdo person meriton të ndihet i vlerësuar dhe të ketë akses në shërbimet e …

Dita Botërore e të Moshuarve.

Sot festojmë Ditën Botërore të të Moshuarve! Ky është një moment për të nderuar dhe vlerësuar të gjithë ata që na kanë paraprirë dhe që kanë kontribuar me përvojat e tyre të çmuara në shoqërinë tonë. Ishte një ditë e mrekullueshme, plot buzëqeshje, lojëra, muzikë, kujtime të bukura dhe momente të veçanta së bashku. Dëshirojmë t’i përsërisim këto momente edhe …

“Tirana Sociale”

Shoqata Ryder Albania mori pjesë në festivalin “Tirana Sociale” të organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Sociale në Parkun e Madh të Liqenit Artificial. Ky është festivali i parë i shërbimeve sociale organizuar në Tiranë, i cili zhvillohet për të rritur ndërgjegjësimin për çështje të ndryshme sociale dhe për të promovuar rëndësinë e shërbimeve sociale në një komunitet. Ryder …

Punësimi gjithëpërfshirës.

Shoqata Ryder Albania ka përqafuar praktikat gjithëpërfshirëse të punësimit për Personat me Aftësi të Kufizuara, duke u bërë kështu një nga organizatat mirëpritëse, bashkëpunuese dhe promovuese të të drejtave të këtij target grupi. Shoqata Ryder Albania u bë pjesë e “Forumi Kombëtar për Punësimin Gjithëpërfshirës për Personat me Aftësi të Kufizuara” të organizuar nga Fshdpak Adrf në bashkëpunim me Agjencia …

Ditët e Hapura për një Moshim të Shëndetshëm

Pranë ambienteve të Qendrës Komunitare “Të Qëndrojmë së Bashku”, Qendra Komunitare Gonxhe Bojaxhi – Bashkia Tiranë dhe Qendra Komunitare Shkoze, në bashkëpunim me stafin e tyre, u organizuan “Ditët e Hapura për një Moshim të Shëndetshëm”. Në këto aktivitete morën pjesë të moshuar që përfitojnë nga shërbimet e kujdesit në banesë, si dhe të moshuar të tjerë që ndjekin dhe …