Kjo ditë e shenjtë na shërben të gjithëve për të larguar nga vetja urrejtjen dhe na mbush të gjithë me pak më shumë shpresë, humanizëm dhe dhembshuri. Vaktet ushqimore u shpërndanë tek komuniteti i përfituesve të Ryder Albania Foundation, të dhuruara nga Alsar Foundation. Urojmë që kjo festë të sjellë harmoni, solidaritet, begati dhe mirëqenie në familjen e çdo njëri …
Autor: Marinela Pane
Muaj i shenjtë i Ramazanit: Mbështetje për Njerëzit në Nevojë
Në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, dhuroni dashuri për familjet tuaja, miqtë dhe njerëzit në nevojë. Falni sa më shumë ngrohtësi dhe mbështetje. Urojmë që ky të jetë muaji i mirëkuptimit, dashurisë, unitetit dhe paqes. Faleminderit Alsar Foundation për mbështetjen e vazhdueshme ndaj pacientëve dhe të moshuarve në nevojë. https://www.facebook.com/reel/1073394080413596
“Moshim me Dinjitet: Strategji të Shëndetshme dhe Parandaluese për një Jetë të Pavarur në Moshat e Tretë”.
Në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit, Drejtoria e Integrimit Europian dhe Projekteve të Huaja, në bashkëpunim me Drejtorinë e Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale, me mbështetje të projektit “Ofrimi i Shërbimeve në Banesë për të Moshuarit në Tiranë” në partneritet me Shoqatën Ryder, organizoi sot, pranë qendrës komunitare ” Të qëndrojmë së bashku” , aktivitetin “Moshim me Dinjitet: Strategji të …
Sesione trajnimi
Ryder Albania Foundation ka ofruar sesione trajnimi në vendin e punës për ekipet monitoruese të OSH-ve dhe NJVKSH-ve gjatë zbatimit të planeve të tyre të monitorimit të shërbimeve të kujdesit në banesë të ofruara nga ekipet e kujdesit shëndetësor parësor në rajonin e Korçës, me qëllim forcimin e mëtejshëm të aftësive monitoruese të specialistëve si dhe përmirësimin e cilësisë të …
Fuqia e librit
Tradita e leximit ka përfitime të mëdha për njerëzit e moshës së tretë. Ajo ndikon në përmirësimin e gjumit, zvogëlon stresin dhe përmirëson kujtesën. Fuqia e librit është domethënëse për një jetë aktive dhe të shëndetshme. Adrion Ltd tregoi bujarinë dhe dashamirësinë nëpërmjet dhurimit të librave për të moshuarit, duke sjellë kështu vëmendje, kënaqësi dhe duke kontribuar për mirëqenien e …
Dita Ndërkombëtare e Grave.
Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Grave! Sot festojmë fuqinë, guximin dhe arritjet e grave në të gjithë botën. Le të nderojmë dhe mbështesim njëra-tjetrën në çdo hap të rrugës drejt barazisë dhe drejtësisë. Ju urojmë lumturi, shëndet dhe paqe në çdo moment të jetës suaj. Me dashuri, Stafi i Ryder Albania
Gruaja sjell jetën!
Gruaja sjell jetën! Përulemi përpara madhështisë tuaj ! Buzëqeshja juaj është motivimi, frymëzimi jonë! Bashkë me dashamirës dhe mbështetës do perpiqemi t’ ju shpërblejmë sadopak përkushtimin, përkujdesjen dhe sakrificat tuaja ! Sot është një ditë e vecantë për zonjat tona të jashtëzakonshme ! Le t’iu ofrojmë atyre vlerësimin, dashurinë, përkujdesjen që meritojnë! Ju jeni një frymëzim për të gjithe ne! …
Gëzuar 7 Marsin!
Në këtë ditë të veçantë, urojmë të gjithë mësuesit Gëzuar 7 Marsin! Në këtë ditë ne ju nderojmë JU për punën e kontributin tuaj të madh në edukimin e brezave! Me respekt dhe dashuri dhe me mbështetjen e @sunflowers4e dhe @botime.sara mundëm të dhurojmë buzëqeshje për mësuesit tonë të shkëlqyer të cilët kanë udhëhequr në rrugën e dijes dhe kanë …
Një mbasdite e këndshme me të moshuarit!
Një mbasdite e këndshme me të moshuarit,për të shijuar filmin 2gishtmjalt pranë Kinema Millennium ! Sa bukur është të dhurosh momente kënaqësie për një brez, që i ka dhëne shumë kontribute shoqërisë. Tani është koha t’ju kthejmë mbrapsht përkushtimin dhe përkujdesjen, që ju meritoni ! Faleminderit Kinema Millennium që mundesuat këtë moment gëzimi ! Bashkë, jemi më të fortë!
Bashkë me Food Bank Albania !
Një bashkëpunim i konsoliduar dhe shumë i frytshëm për komunitetin, për të cilin punojmë dhe ofrojmë shërbim cdo ditë! Food Bank Albania në mënyrë të vazhdueshme ka qenë perkrah Ryder Albania për të lehtësuar situatën ekonomike të pacientëve terminale dhe të moshuarve ne nevojë!