Shpërndarja e materialeve promovuese ka nisur!

Gjatë këtyre ditëve, ekipi ynë ka shpërndarë materiale informuese dhe promovuese nëpër qendrat shëndetësore, njësitë administrative dhe qendrat komunitare sociale, duke u ndalur edhe pranë vetë përfituesve tanë – të moshuarit që marrin mbështetje të vazhdueshme nga projekti. Qëllimi ynë është të rrisim ndërgjegjësimin për të drejtat dhe shërbimet që ofrohen për kujdesin ndaj moshës të tretë, si dhe të …

Ofrimi i pakove ushqimore dhe higjienike për të moshuarit që jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe shëndetësore.

Në kuadër të projektit “Ofrimi i shërbimit të kujdesit në banesë për të moshuarit në Tiranë”, të zbatuar nga Shoqata Ryder Albania në partneritet me Bashkinë Tiranë dhe me mbështetjen e Bashkimit Europian, vijojmë me përkushtim për të ofruar pako ushqimore dhe higjienike për të moshuarit që jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe shëndetësore. Çdo pako është një shenjë …

Vizita e donatorëve tanë të Hospices of hope.

Në çdo hap të rrugës, në çdo dhimbje të lehtësuar dhe buzëqeshje të rikthyer,keni qenë pranë nesh.Sot i mirëpritëm me mirënjohje donatorët tanë @hospicesofhope – ata që prej vitesh na ndihmojnë të ofrojmë kujdes, mbështetje dhe dinjitet për pacientët tanë.Faleminderit që na mbështesni çdo ditë në misionin tonë për të ofruar kujdes paliativ. Sepse bashkë me ju, kemi më shumë …

Gëzuar 8 Marsin!

Sot, për të festuar këtë ditë të veçantë, zonjat u shoqëruan për një ditë të paharrueshme! Një xhiro relaksuese pranë liqenit, një shëtitje zbavitëse në kopshtin zoologjik, dhe një drekë festive për të shijuar çdo moment. Më shumë se gjithçka, kjo ishte një ditë për të ndarë buzëqeshje, dashuri dhe kujtime të bukura. Ju u argetuat, u shoqëruat me njëra …

Ryder Albania në garë për Çmimin CEB për Kohezionin Social 2025!

Lajm i mrekullueshëm! Me krenari dhe mirënjohje ju njoftojmë se Ryder Albania është përzgjedhur në listën e ngushtë për Çmimin CEB për Kohezionin Social 2025! Ky vlerësim është një dëshmi e përkushtimit tonë për të forcuar kohezionin social dhe për të krijuar një ndikim pozitiv në komunitetin tonë. Të jemi mes tetë finalistëve është një privilegj i vërtetë, dhe jemi …

Bashkë me Food Bank Albania!

Dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë për Food Bank Albania për mbështetjen që ofron me shpërndarjen e ushqimeve për të moshuarit e vetmuar dhe pacientët me sëmundje terminale, të cilët janë pjesë e programit tonë. Përmes këtij bashkëpunimi, ne arrijmë të ofrojmë kujdes dhe mbështetje të domosdoshme për ata që kanë më shumë nevojë. Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin …

Falenderim për Kryqin e Kuq, Dega Tiranë

Dëshirojmë të shprehim mirënjohjen dhe falenderimet tona për Kryqin e Kuq, Dega Tiranë, për mbështetjen e vazhdueshme që kanë ofruar për familjet në nevojë. Përmes dhurimit të pakove ushqimore, ata kanë arritur të lehtësojnë situatën e shumë familjeve që përballen me vështirësi ekonomike, duke ofruar ndihme që ka bërë diferencën për shumë prej tyre. Ky veprim shënon një akt solidariteti …

Faleminderit restorantit ‘Të Du Ktu’ për mbështetjen

Ne duam të shprehim falënderimet tona të sinqerta për restorantin “Të Du Ktu”, i cili ka kontribuar në një iniciativë të mrekullueshme duke vendosur kutitë e donacioneve në ambientet e tij. Duke ndihmuar në mbledhjen e fondeve të nevojshme për të mbështetur ata që kanë më shumë nevojë, veçanërisht gjatë periudhës festive të Vitit të Ri. Po ashtu, falenderojmë të …

Faleminderit Food Bank Albania!

Me mirënjohje të thellë, dëshirojmë të falënderojmë Food Bank Albania për kontributin e jashtëzakonshëm me pako ushqimore për pacientët tanë me sëmundje terminale, si dhe për të moshuarit e vetmuar dhe në nevojë, me rastin e festave të fundvitit. Ky gjest i mrekullueshëm, në një periudhë kaq të veçantë të vitit është një simbol i dashurisë, solidaritetit dhe kujdesit për …