Pozicioni: Teknik laboratori
Shoqata Ryder Albania Association, organizatë jofitimprurëse me përvojë shumëvjeçare në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe sociale, shpall thirrjen për aplikim për pozicionin Teknik Laboratori.
Përshkrimi i Pozicionit
Tekniku i Laboratorit do të jetë përgjegjës për përgatitjen e mostrave, kryerjen e analizave laboratorike rutinë dhe mbështetjen e funksionimit të përditshëm të laboratorit, duke garantuar cilësi, saktësi dhe respektim të standardeve profesionale, të sigurisë dhe etikës në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore
- Përgatitja, përpunimi dhe ruajtja e mostrave biologjike sipas protokolleve përkatëse;
- Kryerja e analizave laboratorike rutinë dhe operimi i pajisjeve laboratorike;
- Mbështetja e proceseve laboratorike dhe garantimi i cilësisë së rezultateve;
- Zbatimi i standardeve të sigurisë, higjienës dhe kontrollit të cilësisë;
- Dokumentimi korrekt i rezultateve dhe ruajtja e konfidencialitetit të të dhënave;
- Bashkëpunimi me stafin shëndetësor dhe administrativ të organizatës;
- Pjesëmarrja në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e vazhdueshëm të procedurave laboratorike.
Kriteret e Kualifikimit
- Diplomë në Teknikë i Lartë Laboratori
- Licencë e vlefshme për ushtrimin e profesionit;
- Eksperiencë pune në laborator (e preferueshme);
- Njohuri të procedurave laboratorike dhe standardeve të kontrollit të cilësisë;
- Aftësi të mira organizative, korrektësi profesionale dhe etikë pune;
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të respektuar afatet.
Procedura e Aplikimit
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë:
- CV të përditësuar;
- Letër interesi;
- Kopje të diplomës dhe dokumentacionit profesional përkatës;
në adresën e emailit: [email protected]
me subjekt: “Aplikim – Teknik Laboratori”
Afati i fundit për aplikim: 20 Shkurt 2026
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen për intervistë.
