Thirrje për aplikim për pozicionin Mjek Laboratori.

Pozicioni: Mjek laboratori

Shoqata Ryder Albania Association, organizatë jofitimprurëse me përvojë shumëvjeçare në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe sociale, shpall thirrjen për aplikim për pozicionin Mjek Laboratori.

Përshkrimi i Pozicionit

Mjeku i Laboratorit do të jetë përgjegjës për kryerjen, mbikëqyrjen dhe interpretimin e analizave laboratorike, duke garantuar cilësi, saktësi dhe respektim të standardeve profesionale dhe etike në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore

  • Kryerja dhe interpretimi i analizave laboratorike sipas protokolleve përkatëse;
  • Mbikëqyrja e proceseve laboratorike dhe garantimi i cilësisë së rezultateve;
  • Zbatimi i standardeve të sigurisë, higjienës dhe kontrollit të cilësisë;
  • Dokumentimi korrekt i rezultateve dhe ruajtja e konfidencialitetit të të dhënave;
  • Bashkëpunimi me stafin tjetër shëndetësor dhe administrativ të organizatës;
  • Pjesëmarrja në përmirësimin e vazhdueshëm të procedurave dhe shërbimeve laboratorike.

Kriteret e Kualifikimit

  • Diplomë universitare në Mjekësi;
  • Specializim në Mjekësi Laboratorike / Analiza Klinike (ose ekuivalente);
  • Licencë e vlefshme për ushtrimin e profesionit;
  • Eksperiencë pune në laborator (e preferueshme);
  • Njohuri të standardeve të kontrollit të cilësisë dhe procedurave laboratorike;
  • Aftësi të mira komunikimi, korrektësi profesionale dhe etikë pune;
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të respektuar afatet.

Procedura e Aplikimit

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë:

  • CV të përditësuar;
  • Letër interesi;
  • Kopje të diplomës dhe licencës profesionale;

në adresën e emailit: [email protected]  me subjekt:
“Aplikim – Mjek Laboratori”

Afati i fundit për aplikim: 20 Shkurt 2026

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen për intervistë.