Me mirënjohje të thellë, dëshirojmë të falënderojmë Food Bank Albania për kontributin e jashtëzakonshëm me pako ushqimore për pacientët tanë me sëmundje terminale, si dhe për të moshuarit e vetmuar dhe në nevojë, me rastin e festave të fundvitit.
Ky gjest i mrekullueshëm, në një periudhë kaq të veçantë të vitit është një simbol i dashurisë, solidaritetit dhe kujdesit për ata që kanë më shumë nevojë. Falë këtij kontributi, bashkërisht përçojmë një mesazh shprese dhe gëzimi.
Faleminderit që na ndihmoni të sjellim dritë dhe gëzim në jetën e këtyre njerëzve gjatë festave!