Shkëmbim përvojash për Kujdesin Paliativ dhe Kujdesin për Të Moshuarit mes Ukrainës dhe Shqipërisë

Ryder Albania mirëpriti një grup ekspertësh nga Ukraina në një vizitë studimore, duke u fokusuar në shkëmbimin e përvojave mbi shërbimet e kujdesit në banesë të kujdesit paliativ dhe shërbimet e kujdesit në banesë për moshën e tretë.

Gjatë takimit u diskutuan çështje të rëndësishme si ;Kujdesi i integruar mjekësor dhe social;Kujdesi paliativ dhe mbështetja psiko-sociale për pacientët terminalë dhe për të moshuarit ;Fuqizimin e strukturave të kujdesit në banesë.

Aktiviteti mblodhi së bashku ekspertë nga Ukraina dhe aktorët kryesorë te kujdesit paliativ dhe kujdesit për moshën e tretë në Shqipëri.

Ky bashkëpunim i rëndësishëm nënvizon fuqinë e ndarjes së njohurive për të përmirësuar sistemet e kujdesit në mbarë botën!