Me një iniciativë plot kreativitet dhe zemër të madhe, nxënësit e gjimnazit “Andon Zako Cajupi” – Tiranë krijuan kartolina urimi. Puna e tyre e palodhur u shpërblye, kur këto krijime të veçanta u shitën për një qëllim fisnik.
Me të ardhurat e mbledhura, ata përgatitën dhurata për të moshuarit në nevojë, duke u sjellë atyre gëzim dhe ngrohtësi gjatë festave të fundvitit. Ky gjest është një shembull i shkëlqyer i solidaritetit dhe vlerave humane që këta të rinj përfaqësojnë.
Faleminderit nxënësve për shembullin e tyre dhe për dashurinë që ndanë me ata, që kanë më shumë nevojë!