“Diagnoza e hershme shpëton jetë.”

“Diagnoza e hershme shpëton jetë.”
Ky ishte motivi i takimit të sotëm të ndërgjegjësimit, të organizuar nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Durrës në bashkëpunim me përfaqësues nga Qendra Komunitare Multifunksionale Rrashbull dhe Shoqatën Ryder Albania, në kuadër të Tetorit Rozë (muaji botëror i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit).
Ky takim u zhvillua me gra dhe vajza nga komuniteti përreth.
Ata u informuan mbi temën sepse gjithnjë e më shumë gra po e mundin kancerin e gjirit përmes zbulimit, kontrolleve periodike dhe diagnozës së hershme të këtij armiku të jetës.
Shpërndajmë këtë muaj dhe përtej tij, le të ftojmë njëri-tjetrin, të afërmit dhe miqtë tanë që të mbështesim nënat, gratë, motrat, bijat dhe miqtë tanë, për të folur mbi rëndësinë e informimit, edukimit dhe parandalimit.
Sepse një grua e shëndetshme do të thotë një familje e lumtur dhe një familje e lumtur do të thotë një shoqëri e shëndetshme!
Së bashku për jetën!