Çdo vit, më 12 tetor, festojmë Ditën Botërore të Kujdesit Palliativ dhe Hospice dhe këtë vit shënohet 10 vjetori i rezolutës së Asamblesë Botërore të Shëndetësisë për kujdesin palliativ, që kërkon forcimin e këtij kujdesi në sistemet shëndetësore. Tema për këtë vit është “Dhjetë Vjet nga Rezoluta: Si po ecim?”, duke theksuar nevojën për të adresuar mungesat në shërbimet e kujdesit palliativ, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Shumë arritje janë bërë, por ende ka një rrugë të gjatë për të siguruar që askush të mos vuajë për shkak të politikave të pa përshtatshme. Le të angazhohemi për të bërë zërin tonë të dëgjohet dhe për të mbështetur integrimin e kujdesit palliativ në mbulimin universal të shëndetit.