Përfaqësuese të organizatës tonë, patën mundësinë të marrin pjesë në një intervistë ku folën për rëndësinë e kujdesit për të moshuarit.
Gjatë bisedës, ato ndanë informacion mbi shërbimet që ofrojmë për këtë grup të çmuar, duke theksuar nevojën për mbështetje dhe kujdes cilësor.
Ne besojmë se çdo person meriton të ndihet i vlerësuar dhe të ketë akses në shërbimet e duhura, dhe ne jemi këtu për t’i mbështetur ata në çdo hap të rrugës.
Në këtë rrugëtim, në ofrimin e shërbimit cilësor në banesë për të moshuarit Shoqata Ryder Albania dhe Bashkia Tiranë janë mbështetur financiarisht nga European Union in Albania
Shikoni intervistën e plotë për të mësuar më shumë rreth iniciativave tona dhe për të zbuluar se si mund të kontribuoni edhe ju!