Shoqata Ryder Albania ka përqafuar praktikat gjithëpërfshirëse të punësimit për Personat me Aftësi të Kufizuara, duke u bërë kështu një nga organizatat mirëpritëse, bashkëpunuese dhe promovuese të të drejtave të këtij target grupi. Shoqata Ryder Albania u bë pjesë e “Forumi Kombëtar për Punësimin Gjithëpërfshirës për Personat me Aftësi të Kufizuara” të organizuar nga
Fshdpak Adrf në bashkëpunim me Agjencia Kombetare e Punesimit dhe Aftesive dhe Bashkia Tiranë.
Ky forum bëri bashkë aktorët kryesor nga sektori publik dhe privat, organizata të shoqërisë civile dhe individët me aftësi të kufizuara për të diskutuar dhe promovuar praktikat gjithëpërfshirëse të punësimit në Shqipëri.