Pranë ambienteve të Qendrës Komunitare “Të Qëndrojmë së Bashku”, Qendra Komunitare Gonxhe Bojaxhi – Bashkia Tiranë dhe Qendra Komunitare Shkoze, në bashkëpunim me stafin e tyre, u organizuan “Ditët e Hapura për një Moshim të Shëndetshëm”.
Në këto aktivitete morën pjesë të moshuar që përfitojnë nga shërbimet e kujdesit në banesë, si dhe të moshuar të tjerë që ndjekin dhe përfitojnë nga shërbimet multidisiplinare të ofruara nga qendrat komunitare. Qëllimi i aktivitetit ishte theksimi i rëndësisë së parandalimit, kontrollit mjekësor dhe këshillimit për një jetë të shëndetshme.
Pas informimit, këshillave dhe bisedave me të moshuarit, ekipi i Shoqatës Ryder Albania vlerësoi parametrat jetësorë të të moshuarve, si: matja e presionit të gjakut, matja e nivelit të oksigjenit dhe matja e nivelit të sheqerit.