Vakte ushqimore për festën e Fitër Bajramit.

Kjo ditë e shenjtë na shërben të gjithëve për të larguar nga vetja urrejtjen dhe na mbush të gjithë me pak më shumë shpresë, humanizëm dhe dhembshuri. Vaktet ushqimore u shpërndanë tek komuniteti i përfituesve të Ryder Albania Foundation, të dhuruara nga Alsar Foundation. Urojmë që kjo festë të sjellë harmoni, solidaritet, begati dhe mirëqenie në familjen e çdo njëri …

Muaj i shenjtë i Ramazanit: Mbështetje për Njerëzit në Nevojë

Në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, dhuroni dashuri për familjet tuaja, miqtë dhe njerëzit në nevojë. Falni sa më shumë ngrohtësi dhe mbështetje. Urojmë që ky të jetë muaji i mirëkuptimit, dashurisë, unitetit dhe paqes. Faleminderit Alsar Foundation për mbështetjen e vazhdueshme ndaj pacientëve dhe të moshuarve në nevojë. https://www.facebook.com/reel/1073394080413596

“Moshim me Dinjitet: Strategji të Shëndetshme dhe Parandaluese për një Jetë të Pavarur në Moshat e Tretë”.

Në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit, Drejtoria e Integrimit Europian dhe Projekteve të Huaja, në bashkëpunim me Drejtorinë e Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale, me mbështetje të projektit “Ofrimi i Shërbimeve në Banesë për të Moshuarit në Tiranë” në partneritet me Shoqatën Ryder, organizoi sot, pranë qendrës komunitare ” Të qëndrojmë së bashku” , aktivitetin “Moshim me Dinjitet: Strategji të …

Sesione trajnimi

Ryder Albania Foundation ka ofruar sesione trajnimi në vendin e punës për ekipet monitoruese të OSH-ve dhe NJVKSH-ve gjatë zbatimit të planeve të tyre të monitorimit të shërbimeve të kujdesit në banesë të ofruara nga ekipet e kujdesit shëndetësor parësor në rajonin e Korçës, me qëllim forcimin e mëtejshëm të aftësive monitoruese të specialistëve si dhe përmirësimin e cilësisë të …