Shoqata Ryder Albania dhe Rrjeti Hospices of Hope mbështetur financiarisht nga Medicor ka nisur zbatimin e Projektit “Rritja e aksesit në shërbimet e kujdesit paliativ në Shqipëri duke hapur klinikën e parë ambulatore paliative në Tiranë”
Objektivi kryesor i këtij projekti është të përmirësojë jetën e pacientëve me kancer, të moshuarve që luftojnë me sëmundje kronike dhe pacientëve me diabet të avancuar brenda Tiranës. Ai synon të krijojë një shërbim të kujdesit paliativ ambulator, një përpjekje gjithëpërfshirëse që përfshin fizioterapinë, këshillimin dhe sigurimin e pajisjeve mjekësore thelbësore.
Në kuadër të zbatimit të këtij projekti, Shoqata Ryder Albania dhe Rrjeti Hospices of Hope kërkon të punësojë një fizioterapist (me kohë të pjesshme) e/i i cili do të jetë pjesë e ekipit të Shoqatës Ryder Albania dhe do të ofrojë ndihmën e tij/saj për në shërbimin ambulator për pacientët terminal dhe të moshuarit me sëmundje kronike.
QËLLIMI I ROLIT
• Të përdorë dhe të promovojë një qasje të kujdesit paliativ rehabilitues dhe kujdesit për të moshuarit.
• Të ofrojë ndërhyrje fizioterapeutike brenda qendrës ambulatore
• Të mbështesë pacientët me sëmundje terminale dhe të moshuarit me sëmundje kronike.
• Të dokumentojë të dhënat klinike në përputhje me kërkesat ligjore dhe standardet profesionale.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE
• Të jetë në gjendje të kryejë një vlerësim holistik për të përcaktuar një plan mbështetës të individualizuar
• Të ofrojë këshilla, informacion dhe udhëzime për të afërmit, kujdestarët dhe profesionistët e tjerë në mënyrë që të nxisë kuptimin e qëllimeve të fizioterapisë në kujdesin paliativ dhe të maksimizojë potencialin rehabilitues të pacientëve, duke siguruar një qasje të qëndrueshme për kujdesin ndaj pacientit.
• Lëvizja dhe trajtimi terapeutik i pacientëve duke përfshirë ngritjen, vlerësimin e nevojave për pajisje, aplikimin e aftësive/teknikave përkatëse të lëvizjes dhe trajtimit.
• Zbaton njohuritë e specializuara të Fizioterapisë në një sërë procedurash që mbështeten në teori, praktikë të bazuar në prova dhe zhvillim të vazhdueshëm profesional.
KËRKESAT DHE KUALIFIKIMET
•Kandidati duhet të zotërojë një diplomë në degën Fizioterapi ose Fusha e veprimtarise fizike, të shëndetit dhe të Rekreacionit në nivel Bachelor. Nese zotëron diplomë në nivel Master, do të jetë I preferueshëm .
•Kërkohet që kandidati të ketë trajnime të specializuara ose çertifikime në kujdesin paliativ ose kujdes geriatrik si dhe pjesëmarrje të vazhdueshme në aktivitete të edukimit në vazhdim.
• Minimumi 3 vjet eksperiencë pune si fizioterapist, përvojë pune me pacientë të kujdesit paliativ dhe të moshuar me sëmundje kronike është e preferueshme.
•Kandidati duhet të zotërojë të drejtën e ushtrimit të profesionit (licenca)
• Fizioterapistët që punojnë në shërbimet ambulatore për kujdesin paliativ dhe të të moshuarve duhet të jenë në gjendje të bashkëpunojnë në mënyrë efektive me profesionistë të tjerë të kujdesit shëndetësor, si mjekë, infermierë, punonjës socialë, kujdestarë që angazhohen në vlerësimin dhe trajtimin holistik të rasteve individuale, duke bërë referime në shërbime të tjera, si brenda dhe jashtë organizatës, sipas rastit.
•Kandidati duhet të jetë I pajisur me shprehi shumë të mira komunikimi pasi do t’u duhet të punojnë ngushtë me pacientët, familjet e tyre dhe profesionistë të tjerë të kujdesit shëndetësor.
•Kujdesi paliativ dhe kujdesi për të moshuarit shpesh përfshijnë trajtimin e situatave të ndjeshme dhe emocionale. Është e rëndësishme që fizioterapisti të tregojë ndjeshmëri dhe dhembshuri ndaj pacientëve të tyre, pasi kjo mund të përmirësojë shumë përvojën e përgjithshme të kujdesit.
Vendndodhja
Shoqata Ryder Albania, Tiranë
Supervizimi :
Fizioterapistët do të mbikëqyren nga Drejtuesi i Ekipit Mjekësor dhe Menaxheri i Projektit
Kandidatët e interesuar që plotësojnë kriteret e përcaktuara në këto Terma të Referencës mund të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme brenda datës 2 shkurt 2024, ora 17:00.
– Letër motivimi që shpjegon motivimin tuaj për të aplikuar për këtë pozicion dhe si i përmbushni kriteret.
– CV e detajuar
– Një rekomandim nga një punëdhënës i mëparshëm.
Vetëm aplikantët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.
Aplikimet tuaja mund t’i dërgoni në adresën e e-mail të Shoqatës Ryder Albania: [email protected] ose në adresën postare: Shoqata Ryder Albania, Rruga: “Vllazën Huta”, Ndërtimi nr. 90, H4.
Ju lutemi specifikoni në temën e emailit: Aplikim për pozicionin e fizioterapistit