Çdo ditë dëgjojmë, kuptojmë, vlerësojmë dhe prioritizojmë nevojat dhe kërkesat e përfituesve. Në këtë rrugëtim nuk jemi vetëm.
Një bashkëpunim i frytshëm dhe i vazhdueshëm me Kryqin e Kuq Tiranë na ndihmon të mbështesim të moshuarit në nevojë dhe pacientët me kancer në faza të avancuara.
Bashkë, sjellim buzëqeshje, shpresë, ngrohtësi dhe përkujdesje për çdo familje. Bashkë jemi më të fortë!