Një bashkëpunim i konsoliduar dhe shumë i frytshëm për komunitetin, për të cilin punojmë dhe ofrojmë shërbim cdo ditë! Food Bank Albania në mënyrë të vazhdueshme ka qenë perkrah Ryder Albania për të lehtësuar situatën ekonomike të pacientëve terminale dhe të moshuarve ne nevojë!
Month: January 2024
Thirrje për pozicionin vakant për fizioterapist
Shoqata Ryder Albania dhe Rrjeti Hospices of Hope mbështetur financiarisht nga Medicor ka nisur zbatimin e Projektit “Rritja e aksesit në shërbimet e kujdesit paliativ në Shqipëri duke hapur klinikën e parë ambulatore paliative në Tiranë” Objektivi kryesor i këtij projekti është të përmirësojë jetën e pacientëve me kancer, të moshuarve që luftojnë me sëmundje kronike dhe pacientëve me diabet …
Shërbimi i kujdesit në banesë për të moshuarit në Tiranë.
Buzëqeshja juaj, motivimi ynë. Sa bukur është të ndiesh gëzimin në sytë e tyre, sa bukur është të marrësh urime çdo ditë kur i takon. Ndihemi të privilegjuar që jemi në shërbimin e të moshuarve. Gjithmonë e më shumë duhet të sjellim në vëmendje të moshuarit dhe t’u tregojmë dashurinë dhe përkujdesjen tonë. Ky aktivitet u realizua në kuadër të …
Bashkë me Conad Albania!
Bashkë me Conad Albania për të përmbushur nevojat e familjeve në nevojë. Misioni vazhdon. Ky është një model pozitiv nga komuniteti i biznesit që meriton duartrokitje. Faleminderit Conad Albania për ndjeshmërinë dhe gatishmërinë tuaj. Kontributi juaj është tejet i vlefshëm në përmbushjen e misionit tonë për të garantuar një cilësi më të mirë të jetës për pacientët terminalë, të moshuarit …
Mbështesim të moshuarit në nevojë.
Çdo ditë dëgjojmë, kuptojmë, vlerësojmë dhe prioritizojmë nevojat dhe kërkesat e përfituesve. Në këtë rrugëtim nuk jemi vetëm. Një bashkëpunim i frytshëm dhe i vazhdueshëm me Kryqin e Kuq Tiranë na ndihmon të mbështesim të moshuarit në nevojë dhe pacientët me kancer në faza të avancuara. Bashkë, sjellim buzëqeshje, shpresë, ngrohtësi dhe përkujdesje për çdo familje. Bashkë jemi më të …