Asistojmë edhe të moshuarit me sëmundje kronike
Kujdes paliativ për të sëmurët me kancer
Asistojmë edhe të moshuarit me sëmundje kronike
30 vjet histori ! Në këto 30 vite Shoqata Ryder Albania ka luajtur një rol të rëndësishme në ngritjen e kapaciteteve të profesionistëve të shëndetit ( mjekë, infermierë, punonjës social, psikolog ) në fushën e kujdesit paliativ dhe kujdesit për moshën e tretë. Deri më sot janë trajnuar rreth 1300 profesionistë si në shërbimin parësor dhe në atë sekondar të …
Sot, ne ndihemi krenarë dhe mirënjohës për të festuar 30 vjetorin e Shoqatës Ryder Albania. Gjatë tre dekadave të fundit, ne jemi përkushtuar dhe angazhuar për të përmirësuar cilësinë e jetës të personave vulnerabël, përfshirë pacientët kronikë, paciëntët me sëmundje kërcënuese për jetën dhe të moshuarit në nevojë dhe kemi pasur një ndikim të rëndësishëm në fushën e shërbimeve të …
Shoqata Ryder Albania vazhdon trajnimet e mjekëve dhe infermiereve të familjes në Shkodër për ofrimin e kujdesit mjekësor për të moshuarit. Disa nga temat kryesore që po trajtohen janë : osteoporoza, rrëzimet, demenca, depresioni ,inkontinenca urinare, probleme të ushqyerjes dhe peshës, përshkrimi racional i barnave. Pjesëmarrësit gjithashtu janë duke u njohur me instrumenta vlerësimi të pacientëve të moshuar dhe mënyrat …
Profesionistët e kujdesit shëndetësor parësor në Elbasan dhe Tiranë u njohën me Manualin e “Kujdesit mjekësor për të moshuarit në kujdesin shëndetësor parësor”. Gjatë trajnimit pjesëmarrësit përfituan njohuri teorike dhe i zbatuan në praktikë nëpërmjet rasteve klinike. Fuqizimi i profesionistëve me njohuri,shprehi dhe aftësi është çelsi i cilësisë të shërbimeve të ofruara. Trajnimet janë të aktedituara nga ASCK dhe po …
Të moshuarit janë rrënjët tona, e si të tilla duhen mbrojtur e mbështetur! Në këtë panel diskutimi u diskutua shërbimi ndaj të moshuarve, kërkesat dhe nevojat e tyre. Shoqata Ryder Albania si një aktor i rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve për moshën e tretë u përfaqësua nga punonjesja sociale,znj. Marjeta Rroshi. Ajo dha një informacion të gjerë lidhur me shërbimin …