Rrjeti Rajonal për Kujdesin Paliativ: Bashkëpunim dhe Advokim

Një fokus i rëndësishëm i aktivitetit të Ryder Albania në këto 30 vjet është lobimi dhe advokimi, për të siguruar prezantimin, njohjen, shtrirjen, përmirësimin e aksesit dhe cilësisë të shërbimit të kujdesit paliativ dhe kujdesit për moshën e tretë në nivel lokal, kombëtar dhe rajonal Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe organizata të tjera, që operojnë në fushën e kujdesit paliativ, SHRA ka kontribuar në hartimin e një sërë dokumenteve të rëndësishme për integrimin dhe zhvillimin e shërbimit paliativ në sistemin publik të kujdesit shëndetësor

Gjithashtu SHRA ,BELhospice Serbia, dhe Civic Alliance Montenegro kanë krijuar një rrjet rajonal në vitin 2019 me qëllim për të punuar në zgjidhjen e sfidave të përbashkëta në kujdesin paliativ përmes ndarjes së përvojës, advokimit për ndryshime në politika dhe rrjetëzimit. Rrjeti ka ndërmarrë një nismë advokuese në nivel rajonal,për të rritur kapacitetin e OJF-ve për të luajtur një rol të rëndësishëm në zbatimin e kujdesit paliativ dhe mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, si grup vulnerabël – pacientët me sëmundje kërcënuese dhe familjet e tyre në Serbi, Shqipëri dhe Mal të Zi.

Shoqata Ryder Albania gjatë viteve të fundit ka ndërmarrë gjithashtu një fushatë advokimi së bashku me të moshuarit dhe shoqatat e pensionistëve, përballë qeverisjes vendore për të prioritetizuar shërbimin në banesë për të moshuarit në Bashkinë Tiranë.

https://www.facebook.com/reel/1666582873825779