Sot, ne ndihemi krenarë dhe mirënjohës për të festuar 30 vjetorin e Shoqatës Ryder Albania. Gjatë tre dekadave të fundit, ne jemi përkushtuar dhe angazhuar për të përmirësuar cilësinë e jetës të personave vulnerabël, përfshirë pacientët kronikë, paciëntët me sëmundje kërcënuese për jetën dhe të moshuarit në nevojë dhe kemi pasur një ndikim të rëndësishëm në fushën e shërbimeve të kujdesit paliativ dhe kujdesit për moshën e tretë!
Ne dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë partnerët dhe mbështetësit tanë që kanë qenë me ne në këtë udhëtim të jashtëzakonshëm.
Ndërsa festojmë këtë moment historik, ne gjithashtu presim me padurim të ardhmen me shumë emocione. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj misionit tonë dhe do të vazhdojmë të përpiqemi për përsosmëri në çdo gjë që bëjmë.