Kanë filluar trajnimet e mjekëve dhe infermiereve të familjes për ofrimin e kujdesit mjekësor për të moshuarit.
Fillimisht përmes Trajnimeve për Trajnerë dhe më tej përmes Grupeve të Kolegëve në nivel Qendre Shëndetësore, këto trajnime synojnë njohjen dhe aftësimin e mjekëve dhe infermiereve të familjes për zbatimin e udhëzuesve, protokolleve të mjekimit dhe instrumenteve klinikë që përmban manuali “Kujdesi mjekësor për të moshuarit në Kujdesin Shëndetësor Parësor”.
Trajnimet janë të akredituara nga ASCK dhe po zhvillohen nga Shoqata Ryder Albania në Tiranë, Elbasan, Shkodër, Berat, Korçë.