Sot, më 14 Tetor të gjithë së bashku, në mbarë botën festojmë Ditën Botërore të Hospisit dhe Kujdesit Paliativ (WHPCD) 2023.
Sllogani i këtij viti është Komunitetet e Mëshirshme: Së bashku për Kujdesin Paliativ.
Shoqata Ryder Albania që nga fillimi i saj në 1993, iu ka shërbyer komuniteteve në Tiranë dhe Durrës duke u udhëhequr nga një mision fisnik: të përmirësojë jetën e pacientëve me sëmundje kërcënuese për jetën dhe familjarëve të tyre.
Qasja e Ryder Albania karakterizohet nga dhembshuria ,efektiviteti, dhe profesionalizmi.