“Të Moshuarit janë burime të paçmuara njohurish dhe përvojash dhe kanë shumë për të kontribuar drejt paqes, zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjes së planetit tonë”
Cit. Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres.
Dita ndërkombëtare e të Moshuarve festohet çdo vit për të nderuar kontributet dhe arrijet e të moshuarve në shoqëri. Kjo ditë shërben për të rritur ndërgjegjësimin për sfidat dhe cështjet më të cilat mund të përballen të moshuarit, me fokus, promovimin e mirëqënies dhe përfshirjes së tyre në të gjitha aspektet e jetës duke siguruar, që ata të kenë mundësinë të bëjnë një jetë të kënaqshme dhe me dinjitet.