Rritja e Ndërgjegjësimit për Kujdesin Paliativ

Me krenari dëshirojmë t’ju njoftojmë se Shoqata Ryder Albania ka nisur një rrugëtim të veçantë drejt rritjes së ndërgjegjësimit ndaj kujdesit paliativ dhe organizimit të eventeve të bamirësë për të ofruar përkrahje dhe kujdes për ata që vuajnë nga kanceri dhe sëmundje të pashërueshme në fazat e avancuara.

Aktivitetet tona të fundit janë një dëshmi e angazhimit tonë ndaj kësaj sfide humane dhe me përkrahjen dhe bashkëpunimin tuaj, jemi duke krijuar një ndryshim të vërtetë në jetën e atyre që kanë nevojë. Me ndihmën tuaj, ne mund të sjellim ndryshim pozitiv në jetën e njerëzve dhe të një shoqërie më të mirë.

Nëse dëshironi të jeni pjesë e kësaj historie të bukur bamirësie na kontaktoni për të mësuar më shumë për mënyrat se si mund të ndihmoni. Çdo formë kontributi ka një ndikim të madh në jetët e atyre që kanë nevojë për kujdes dhe përkrahje.

Bashkë mund ndërtojmë një rrugë solidariteti dhe humanizmi!