Lobimi për Kujdesin Paliativ: Një Histori Suksesi

Me krenari ndajmë kontributin e jashtëzakonshëm të Ryder Albania në botën e lobimit dhe advokacisë!

Në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë dhe OJF të tjera, RAA ka shënuar suksese të shumta në krijimin dhe përmirësimin e kuadrit ligjore dhe rregullator të shërbimit të kujdesit paliativ. Përmirësimi i aksesit dhe cilësisë së shërbimeve të kujdesit paliativ në nivelin rajonal dhe kombëtar ka ndikuar thellësisht në mirëqenien dhe kujdesin për pacientët dhe familjarët e tyre.

Përkushtimi i tyre ndaj kësaj çështjeje të ndjeshme është një dëshmi e qartë se çdo përpjekje mund të sjellë ndryshime të mëdha.

Le të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet e tyre frytdhënëse dhe të ndihmojmë në nxitjen e ndryshimeve pozitive për një të ardhme më të sigurtë.