Ditën e premte, në datë 28 Prill 2023, u zhvillua takimi informues rreth projektit me temë “Ofrimi i shërbimit të kujdesit në shtëpi për të moshuarit në Bashkinë Tiranë”.
Ky projekt zbatohet nga Bashkia Tiranë dhe Ryder Albania me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian.
Pjesëmarrësit në këtë takim ishin përfaqësues të Bashkisë Tiranë, Ryder Albania, Njësive Administrative, Qendrave Komunitare, dhe të moshuar.
Edhe një herë, Ryder Albania garantoi që është lider në shërbimet dhe kujdesin ndaj moshës të tretë si dhe asistimin ndaj familjarëve të tyre.