Shoqata Ryder Albania Vazhdon Trajnimin për Infermierët mbi Kujdesin Shëndetësor në Banesë

Shoqata Ryder Albania po vazhdon trajnimin e 150 infermierëve nga Qendrat Shëndetësore të përzgjedhura të Tiranës dhe Durrësit mbi “Procedurat standarde infermierore të kujdesit shëndetësor në banesë”.

Disa nga temat që po trajtohen:

a)Kujdes klinik infermieror, përfshirë vlerësimin e nevojave të pacientit dhe problemeve bazuar në situatat shëndetësore dhe përgatitjen e planeve të dhënies së kujdesit,

b) Kujdesi infermieror për dekubituset për pacientë që nuk mund të ngrihen nga shtrati dhe ndihmën për ruajtjen e lëvizshmërisë, pastrimin e plagës, kateterizimin IV dhe Urinar, kujdesin për lëkurën, testin e shpejtë urinar, kryerjen e EKG-ve, etj,

c) Ushtrime të përshtatshme aktive dhe pasive në banese, si dhe orientim dhe këshillim për ushqyerjen e duhur.

Ky trajnim mbështet nga Health for All Project – HAP