Shoqata Ryder Albania Nisi Trajnimin për Forcimin e Kapaciteteve të Kujdesit Shëndetësor në Banesë

Shoqata Ryder Albania ka filluar të ofrojë Trajnimin: “Procedurat standarde infermierore të kujdesit shëndetësor në banesë”.

Ky trajnim mbështetet nga Health for All Project – HAP. Qëllimi i trajnimit është forcimi i kapaciteteve profesionale të stafit të kujdesit në banesë (infermierëve) dhe të specialistëve të NJVKSh-së, duke synuar 4 (katër) qendra shëndetësore në rajonin e Tiranës dhe 4 (katër) qendra shëndetësore në rajonin e Durrësit.

Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit janë duke u pajisur me njohuri, shprehi teorike dhe aftësi klinike praktike të ofrimit të kujdesit shëndetësor në banesë.

Edukimi në vazhdim i profesionistëve është shumë i rëndesishëm sepse ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës të përfituesve.

https://www.facebook.com/ryderalbania/videos/855334389099598