Për tre dekada, ne kemi qenë të përkushtuar për të ofruar rehati, mbështetje dhe dinjitet për 11.000 pacientë dhe 35.000 familjarë që përballen me sëmundje kërcënuese të jetës. Për 30 vite,ne kemi qenë të privilegjuar të ecim përkrah pacientëve dhe njerëzve të tyre të dashur, duke ofruar mbështetje emocionale, psikosociale,mjekësore dhe ekonomike .
Ndërsa festojmë këtë moment të rëndësishëm, ne reflektojmë mbi momentet e panumërta të shpresës,sigurisë, përkujdesjes dhe dhembshurisë që kemi ofruar për pacientët me kancer në fazë të avancuar,të moshuarit në nevojë dhe familjarët e tyre. Ne do të vazhdojmë të ofrojmë shërbime të jashtëzakonshme të kujdesit paliativ dhe kujdesit për moshën e tretë dhe të bëjmë një ndryshim në jetën e atyre në nevojë.